AKTIVITET TRAJNUES: “Trafikimi i narkotikëve. Format e kryerjes së veprës penale sipas nenit 283/a të Kodit Penal.” - 11 shkurt 2026

Shkolla e Magjistraturës, më datë 11 shkurt 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Trafikimi i narkotikëve. Format e kryerjes së veprës penale sipas nenit 283/a të Kodit Penal. Kompleksiteti i hetimit të veprës penale të trafikimit. Konfiskimi i produkteve të veprës penale” pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Qemal Zaimi, Andi Pogaçi

Lehtësues: Orgent Nazaj

Qëllimi i këtij trajnimi është: Identifikimi i masave kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërmarra. Fazat e trafikimit, me një fokus të veçantë tek përgatitja për trafikim dhe konfiskimi. Kompleksiteti i hetimit të kësaj tipologjie vepre penale dhe veprimet e nevojshme hetimore. Evidentimi i praktikës gjyqësore dhe problematikat.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Identifikimi i masave kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërmarra.
  • Fazat e trafikimit, me një fokus të veçantë tek përgatitja për trafikim dhe konfiskimi.
  • Kompleksiteti i hetimit të kësaj tipologjie vepre penale dhe veprimet e nevojshme hetimore.
  • Evidentimi i praktikës gjyqësore dhe problematikat.
  • Etimologjia e veprave penale në fushën e narkotikëve. Masat kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërmarra. Evidentimi i elementëve të kësaj figure vepre penale referuar ndryshimeve të bëra.
  • Fazat e trafikimit të narkotikëve. Përgatitja për trafikim dhe konfiskimi. Kriteret e krimit ndërkombëtar të trafikimit.Hetimet e veprave penale të trafikimit dhe provat e nevojshme për evidentimin e kësaj tipologjie vepre penale  të evidentuara nga praktika kombëtare dhe ndërkombëtare në evidentimin e këtyre kritereve.
  • Format e posaçme të bashkëpunimit në kryerjen e kësaj figure vepre penale dhe evidentimi i problemeve të zbuluara nga praktika gjyqësore. Veprimet e duhura hetimore e gjyqësore për evidentimin e faktit kriminal.
  • Ndërthurja e parimeve kushtetuese me ato të së drejtës penale referuar përgjegjësisë penale të kësaj figure vepre penale.
  • Evidentimi i rasteve të praktikës gjyqësore kombëtare që kanë sjellë risi në interpretimin e elementëve materialë të figurës së veprës penale të trafikimit.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë të Republikës së Shqipërisë.